
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orën 10:15 minuta të kësaj të mërkure, kur autori, i cili ishte roje në gjimnaz, hyri në ambientet e shkollës i armatosur dhe u mori jetën 3 punonjësve. më konkretisht, të vrarë kanë mbetur drejtori i shkollës së bashku me një mësues dhe sekretarin.
Pas ngjarjes, ai ka tentuar të vrasë veten, por ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Të shtënat kanë qenë në orën 10:15. Një person mashkull i paidentifikuar ka përdorur një armë zjarri automatik për të vrarë tre punonjës të shkollës. Pas kësaj, me shumë gjasa ka tentuar të gjykojë veten dhe ka pësuar lëndime të rënda fizike. Ai është transferuar në Qendrën Emergjente të Banja Lukës. Policia është në vendngjarje”, tha zëdhënësi i MPB-së së Kantonit të Una-Sana, Adnan Beganoviq./vizionplus.tv