
Tre persona janë plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur me thikë në fshatin Lupç të Podujevës në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi policisë
Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./vizioplus.tv/