Nënsekretarja e shtetit amerikan për Çështje Politike, Victoria Nuland, ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe nisjen e implementimit të zotimeve të bëra në Ohër. Deklaratën zyrtarja e ka bërë pas takimit me të dërguarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

“E lumtur të mirëpres mikun e vjetër, emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të shtensionojnë situatën menjëherë dhe të nisin implementimin e zotimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të përkrahim planin trepikësh të BE-së, si rrugëdaljen më të mirë nga kriza.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, theksoi edhe njëherë se policët e Kosovës janë rrëmbyer nga serbët dhe bëri thirrje për lirimin e tyre.

 

“Tani kemi konfirmuar se 3 policët tanë të ndaluar ilegalisht u zunë në pritë dhe u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë pushimit të përbashkët të drekës nga një patrullë rutinë kontrabande në territorin e Kosovës. I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër qendra kombëtare e menaxhimit kufitar ka bëre të ditur se pikat në Jarinjë, Merdarë dhe Bërnjak  janë zhbllokuar dhe lëvizja e mjeteve e qytetarëve vijon normalisht.