Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të gjitha sulmet që po i bën ndaj Kosovës.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë të cilat kanë hyrë në Kosovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Sveçla i quajti këto veprime si të turpshme nga ana e Beogradit.

 

Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë vlera të demokracisë. Javën e kaluar Republika e Kosovës është përballur me tentativa për deeskalim të situatës në vend, të cilat vijnë nga Serbia. Ajo që kemi parë janë grupet e maskuara të dirigjuara nga Beogradi, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët. Këta janë hapa të turpshëm të Beogradit pas veprimeve tona. Ndonëse në dy vitet e fundit jemi ballafaquar me sulme te grupeve kriminale në veri të vendit, dy javët e fundit ato janë intensifikuar. Kidnapimi i djeshëm është planifikuar nga njësiti special i ushtrisë serbe ‘Kobra’”, tha Sveçla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u shpreh po ashtu se edhe protestat në veri nuk janë të qytetarëve serbë, porse të grupeve kriminale si “Mbrojtja civile”, “Ujqit e natës” dhe të tjera.