Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka tronditur Greqinë rreth orës 05:23 të mëngjesit sot.

Lëkundjet e forta sizmike kishin epiqendër zonën e Evias. Ndërkaq mediat helene raportojnë se tërmeti u ndje edhe në Athinë.

Thellësia e tërmetit ishte 18.7 kilometra.

Tërmeti me magnitudë 4.6 u pasua nga shtatë pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter

Aktualisht  nuk ka raportime  për dëme materiale/./vizionplus.tv/ 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";