minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Testohet hapja e Urës në Ibër, tensione në veri të Kosovës, shoqërohen politikanët serbë

0
Testohet hapja e Urës në Ibër, tensione në veri të Kosovës, shoqërohen politikanët serbë

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje nisën testimet e Urës së Ibrit nëse është e kalueshme për qarkullimin e automjeteve.

Në mesditë testimi u bë edhe me kamionë.

Ky veprim i ndërmarrë nga Prishtina  u bë në të njëjtën ditë  kur u zhvillua edhe debati mes qytetarëve serb në veri, të cilët kundërshtojnë hapjen e kësaj ure  dhe përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës.

Në fjalën e tij Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, theksoi se shteti garanton që do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët.

Advertisement

Po, shteti garanton që do të jetë në krye të detyrës që siguria publike në secilin cep të Kosovës të jetë në nivel që qytetarët të jenë të sigurt. Këtu ka një histori edhe të trazirave, kërcënimeve edhe të nxitjeve, por urat kanë një qëllim që ndërtohen: t’i bashkojnë pjesët që ndahen”, tha Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal

Testimi u shoqërua edhe me tensione , ku qytetarët penguan punëtorët të pastronin urën nga disa mbishkrime  nacionaliste. Kjo bëri që të ndërhyjnë edhe forcat e policisë të cilat shoqëruan  edhe dy politikanët serbë, Aleksandar Arsenijevic dhe Stefan Velkovic nga partia Demokracia Serbe, të cilët  u liruan më vonë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit