Ish-presidenti Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e fundit të Prokurorisë Speciale për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktakuza e re kundër Thaçit dhe katër personave të tjerë – ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut – u konfirmua dhe u bë publike muajin e kaluar.

Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për një rast të ndarë që lidhet me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, së bashku me personat e tjerë akuzohen se tentuan të ndikojnë te dëshmitarët e rastit të parë.

Prokurori i çështjes ka deklaruar se prokuroria synon të thërrasë të paktën tre persona për të dëshmuar kundër Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë në gjyqin për pengim të drejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Thaçi, Kuçi, Kilaj dhe Fazliu janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Smakaj ende nuk është deklaruar.

Në javët e fundit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë që Specialja të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke përmendur se akuzat e reja vijnë vetëm pak para zgjedhjeve parlamentare. /vizionplus.tv