Një i moshuar ka gjetur vdekjen në plazhin e Gouves në ishullin grek të Kretës, teksa tentonte të shpëtonte nga dallgët dy nipërit e tij, 7 dhe 10 vjeç.
Ai hyri menjëherë në det sapo konstatoi që të vegjlit po luftonin me dallgët. Dy të miturit, arritën të shpëtonin, ndërsa i moshuari nuk mundi të dilte i gjallë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Një nga dëshmitarët, i cili pa të gjithë skenën e trishtë, tha: “E pamë se si e mori uji pak nga pak, por nuk mundëm të bënim asgjë në ato momente. Ai u përpoq për nipërit dhe pa që ata ia dolën mbanë në breg. Të paktën iku me këtë lajm të mire.”