Katër alpinistë, të cilët ishin zhdukur prej mëngjesit të djeshëm në malet Vardousia  në Greqi janë gjetur të vdekur.

Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua, të cilët u gjetën të mbuluar nga një ortek dëbore.

Ekipet e zjarrfikësve lokalizuan katër trupat, pjesërisht të mbuluar nga dëbora, në një zonë të thepisur, raporton protothema.gr.

Alpinistët ishin nisur mëngjesin e së enjtes nga fshati Athanasios Diakos me qëllim ndjekjen e një rruge alpine në një zonë të vështirë të rajonit. Që prej asaj kohe nuk kishin dhënë asnjë shenjë jete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët gjatë ditës së sotme makina e alpinistëve u gjet në zonën Athanasios Diakos.

Në operacion morën pjesë 30 zjarrfikës, ndërsa që nga mëngjesi një dron kontrollonte nga ajri zonat e vështira të rajonit./vizionplus.tv