
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë gjetur tre persona të vrarë nga e njëjta familje. Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për krim në familje, ku babai ka vrarë të birin, bashkëshorten e më pas veten.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Lipjan.
Advertisement
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Policia e Kosoves.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie.
Advertisement