Ideal Gola kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve, Kosova Press ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjne e djeshme në Kosovë ku një autobus u sulmua me armë zjarri, duke lënë tre persona të vrarë.

 

Në një lidhje me “Skypë”, në studion e lajmeve në Vizion Plus, Gola theksoi se është hedhur poshte ideja e një akti terrorist. Ai tha se dyshohet që shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë një konflikt që ka pasur drejturi i autobusit, megjithatë kjo nuk është konfirmuar nga policia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është hedhur poshtë ideja e aktit terrorist. Dyshohet te një konflikt që mund të ketë pasur drejtuesi i autobusit, por kjo nuk konfirmohet nga policia. Familjarët e shoferit të autobusit e kanë mohuar që ai të këtë pasur ndonjë problem. Edhe familjaërt e e dy nxënësve mohojnë të kenë pasur konflikte”, u shpreh Gola.

 

Më tej ai tha se për të zbuluar shkaqet dhe ngajrjes duhet të merret parasysh edhe situata politike që po kalon Kosova.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mund të ketë qëllime të tjera, por policia mohon këto gjera dhe duhet të merret parasysh edhe situata politike të cilën po kalojmë”, tha Gola.