
Autoritetet greke gjetën 25 persona, të cilët besohet të jenë emigrantët e zhdukuar nga mbytja e varkës në Egje, ku u raportua për të paktën 3 viktima. Personat e gjetur janë shtetas nga Siria, Palestina dhe Kuvajti.
Sipas mediave vendase, mes tyre është edhe një grua shtatzënë, e cila u evakuua për të marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Karlovassos.
Nuk është ende e qartë nëse emigrantët e gjetur në Drakaeans kanë lidhje me anijen e mbytur në Agios Isidoros apo nëse është një incident tjetër. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat këta persona janë gjetur në zonë.
Mëngjesin e së hënës, roja bregdetare lokalizoi dhe kërkoi ndihmë për të shpëtuar varkën që po mbytej.raportimeve, në bord ndodheshin 33 persona . Fillimisht 5 persona u gjetën në breg, ndërsa tre u gjetën pa shenja jete./vizionplus.tv
ihmën e parë në qendrën shëndetësore të Karlovassos.