Një person i tretë është arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. Mediat rapotojnë se bëhet fjalë për pjesëtarin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet si i përfshirë në ngjarjen kriminale.

 

Së bashku me të, lidhur me vrasjen e 33-vjeçares janë arrestuar autori, Granit Plava si dhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Ky i fundit dyshohet se është edhe porositës i vrasjes së nënës së fëmijëve të tij dhe për këtë i ka ofruar autorit 30 mijë euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja fillimisht u raportua si grabitje me pasojë vrasjen, por ishin kamerat e sigurisë në zonë që ndihmuan hetuesit të zbardhin ngjarjes. Bashkëshorti i viktimës dhe autori janë shfaqur në pamje filmike duke u takuar me njëri-tjetrin, ku besohet se edhe kanë inskenuar ngjarjen. Ata njiheshin edhe më herët, pasi raportohet se janë bashkëfshatë.

 

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë Naim Murselin që të porosiste vrasjen e bashkëshortes së tij, me të cilën kishte dy fëmijë, dëshmitarë të skenës së vrasjes të së ëmës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";