Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Timishoara të Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik.

Në të njëjtën kohë, një nga tre të plagosurit do të transportohet në Selanik.

Një tjetër i plagosur nuk ka pasur probleme dhe është larguar tashmë nga spitali, ndërsa i treti do të mbetet në Rumani, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon të udhëtojë në këtë fazë.

Sipas informacioneve, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale sot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme, 27 janar, në Rumani. Shtatë persona, mes tyre një shqiptar, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë.

Shqiptari Vasil Pilo

Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas kokë më kokë me një kamion.

Ata po udhëtonin drejt Francës  për të qenë pranë ekipit të tyre të preferuar PAOK.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";