
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në liqenin e parkut Forlanini në Milano.
Një 27-vjeçar nga Maroku raportohet nga mediat fqinje se është mbytur, teksa po i ikte policisë.
Advertisement
Efektivët ishin vënë në ndjekje të tij, së bashku me dy shokë të tjerë.
Ata në fillim u arratisën me makinë, por më pas e braktisën mjetin për të vazhduar arratisjen në këmbë.
Advertisement
27-vjeçari për të shpëtuar u hodh në liqen, por nga aty doli i mbytur. Trupi i tij i pajetë u gjet pas një ore kërkimesh.
Advertisement