Nëna e 26-vjeçarit, Giorgos Georgopoulos, që ndërroi jetë në një aksident tragjik në Greqi ka ndarë dhimbjen e saj me mediat helenase.

 

Ajo rrëfen sagën e vuajtjeve dhe thotë se djalin e rriti e vetme, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë. E shkatërruar nga dhimbja, nëna e 26-vjeçarit thekson se dëshira e saj e vetme ishte që i biri të punësohej. Ndonëse kjo dëshirë u realizua, fati duket se nuk kishte rezervuar më të mirën për të riun dhe nënën e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo thekson se punësimi i të birit i dha lumturi dhe e bëri t’i dukej se 26-vjeçari po kthehej në shtyllën e familjes.

 

Giorgos Georgopoulos, vdiq mëngjesin e së martës në zonën e Ampelas në Paros, kur u përplas nga një makinë teksa po ngiste një skuter elektrik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesi i mjetit ishte një 60-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua, ndërsa i riu u dërgua në Qendrën Shëndetësore të ishullit. Megjithatë, ai iu nënshtrua plagëve të marra pak më vonë.

 

 

Gjergji ishte fëmijë i vetëm, ishte rritur pa baba dhe kishte mbaruar shkollën për biznes dhe turizëm në Kretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

George punonte në një hotel në Paros dhe sipas informacioneve, skuterin elektrik ia dhuroi shefi i tij, për ta përdorur në jetën e tij të përditshme në ishull.