Mediat greke kanë publikuar momentin e aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar pak pas mesnate sot.

I riu fatkeq ishte duke udhëtuar me motor, kur për rrethana ende të paditura është përplasur me një makinë, e për rrjedhojë humbi jetën.

Në videon e publikuar nga protothema.gr, shihet momenti kur motori rrëzohet dhe përplaset në trotuar.

22-vjeçari i identifikuar me emrin Agelos nuk kishte veshur kokore në momentin e aksidentit. Në video ai duket që e mban kokoren në dorë. Grupi hetimor po heton rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";