Persona të armatosur me kallashnikovë nga grupi “Ujqërit e Natës”, janë shfaquar në Veri të Kosovës, sipas një video të publikuar në Twitter.

Faqja e cila ka publikuar pamjet shkruan se, në barrikadat në veri të Kosovës ka persona të pajisr me armë të rënda. Në video shfaqen edhe pako me shenjat e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe nga Nishi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre personat tregohen duke parë në telefon një intervistë të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E njëta faqe ka publikuar edhe 2 ditë më parë një foto e cila tregon qartë Liderin e Ujqërve të Natës, Aleksandër Zaldostanov. Në faqen e tij në telegram ai shkruan se anëtarët e organizatës së tij, e cila është në listën e zezë të BE-së dhe SHBA-së, ndodheshin tek barrikadat në veri të Kosovës. Fitorja e Serbisë është fitore e Rusisë”, ka shkruar ai me tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky grupim shfaqet duke lexuar edhe një komunikatë me thirrje nacionaliste e që bëjnë thirrje për luftë.

“Ujqërit e Natës” janë një grupim paramilitar i themluar nga një grup motorristësh të cilët janë futur në listën e zezë nga perëndimi. Ata si dhe grupimi Ëagner kanë lidhje të ngushta me Kremlinin dhe përdoren shpesh për destabilizimin e vendeve ku dërgohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situata në Veri të Kosovës vijon të jetë e qetë, por e brishtë, ndërsa KFOR dhe EULEX nuk kanë ndërrmarë asnjë veprim për lirimin e rrugëve të bllokuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";