minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Urdhër arresti për Milorad Dodik, presidenti i serbëve të Bosnjes akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues

0
Urdhër arresti për Milorad Dodik, presidenti i serbëve të Bosnjes akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues

Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës ka lëshuar  një urdhër arresti për presidentitn e republikës Sërbska Milorad Dodik si dhe për kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.

Ky vendim vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska.

Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.

Advertisement

Ekspertët  e konsiderojnë këtë  si  hapin e parë të  shkëputjes së Republika Sërpska nga Bosnjë Hercegovina.

Ligjet jokushtetuese janë miratuar pasi Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim  si dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit