Video/ Goditi me shkelma djalin e tij me aftësi të kufizuara, qytetarët e denoncojnë në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ankara të Turqisë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e trishtë kur një baba godet me shkelma fëmijën e tij me aftësi të kufizuara.

Babai, i cili u përball me reagimin e qytetarëve, të cilët u revoltuan nga veprimi i tij, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pas ushtrimit të dhunës.

Një dëshmitar, i tronditur nga skena që pa, ka shkuar në komisariat dhe e ka denoncuar agresorin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";