Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi ditën e djeshme (23 maj 2024) me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime projekt-rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës.

I vetmi  shtet i Bashkimit Europian që votoi kundër rezolutës ishte Hungaria. Draft-rezoluta ka për qëllim të shpall 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

OKB-ja, siç thuhet në draft-rezolutë, dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme.

Sigurisht që rezoluta nuk është pritur mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagimi i të cilit është shpërndarë në rrjete sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Video me reagimin e Vuçiçit gjatë miratimit të rezolutës është bërë virale në rrjete sociale. Siç  duket edhe në video Vuçiçi me ankth dhe i skuqur në fytyrë pret rezultatete e votimit, ndërsa mban në duar flamurin serb, duke shfaqur haptas mohimin e gjenocidit.

Kujtojmë që Srebrenicë, pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007./vizionplus.tv/