Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalën e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

 

Në qendër të fjalimit të saj ka qenë liberalizimi i vizave. Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës ndihen të diskriminuar në kontinentin ku jetojnë dhe se ajo është e vetmja në tryezë që i duhet të marrë vizë për të arritur në takim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit. Për t’i vënë gjërat në perspektivë, ka liberalizim të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj”, ka thënë Osmani.