Votohet qeveria e Malit të Zi/ Shqiptarët drejtojnë 3 ministri në kabinetin e Spajiq

Pas një seance plenare e cila zgjati gjithë natën , Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re. Qeveria mori mbështetjen e 46 deputetëve nga partia e Spajiçit, Lëvizja Evropa Tani, nga partia pro-ruse Fronti Demokratik që është shpërbërë së fundi, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe partitë shqiptare.

 

Kabineti i udhëhequr nga ekonomisti Milojko Spajiç, do të ketë 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra. Ajo  do të përfshijë demokratët pro-evropianë të qendrës së djathtë, Partinë Popullore Socialiste pro-Serbe dhe pesë parti të pakicës shqiptare. Drejtimi i tri ministrive Ekonomisë, Të Drejtave të Njeriut dhe Administratës Publike i është besuar shqiptarëve. Nik Gjeloshaj do të jetë po ashtu  zëvendëskryeministër, njëherazi edhe ministër i Ekonomisë. Për zgjedhjen e Qeverisë, 19 deputetë opozitarë votuan kundër, një abstenoi dhe pesë të tjerë munguan në seancë gjatë votimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë adresimit para deputetëve, Spajiç prezantoi pikat kryesore në të cilat do të fokusohet gjatë qeverisjes së tij.

 

“Katër përparësitë tona kryesore të politikës së jashtme janë anëtarësimi i plotë në BE, përmirësimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe forcimi i rolit të vendit në organizatat shumëpalëshe.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e re e Malit të Zi i jep fund udhëheqjes së ekzekutivit me mandat teknik të Dritan Abazoviçit, qeveria e të cilit u rrëzua përmes një mocioni mosbesimi në gusht të vitit të kaluar.

 

Koalicioni i qendrës Evropa Tani fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në qershor, por nuk arriti të fitonte mjaftueshëm sa të krijonte vetë Qeverinë. Votimi i Qeverisë së Malit të Zi vjen pasi aleanca pro-serbe dhe pro-ruse Për një Mal të Zi më të mirë, që udhëhiqet nga Andrija Mandiq, u pajtua të mbështeste zgjedhjen e Spajiçit, në këmbim që Mandiç të zgjidhej kryetar i Parlamentit. Po zgjedhja e tij  ka bërë që qytetarët të ngrihen në protesta mbrëmjen e së hënës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";