minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Vrasësi po shëtit në Beograd”/ Sulmohet verbalisht ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill

0
“Vrasësi po shëtit në Beograd”/ Sulmohet verbalisht ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill

Ndërsa po ecte  në nje nga sheshet e Beogradit me bashkëshorten e tij, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra të cilat e kanë ka quajtur “vrasës” duke e akuzuar për pjesëmarrjen e shtetit të tij në bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë në vitin 1999.

 

“Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja. Vrasësi i fëmijëve po shëtitë nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, dëgjohet duke thënë njëra nga gratë  në një video që është publikuar në rrjetet sociale.

 

Advertisement

Po ashtu, dëgjohen t’i drejtohen  ambasadorit Hill  duke bërtitur  “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se “populli serb është me Rusinë”.

 

Por, diplomati amerikan nuk reagonte dhe vazhdonte rrugën e tij në kryeqytetin serb.

 

Advertisement

Christopher Hill, ka mbajtur poste të rëndësishme në diplomacinë amerikane.

 

Ai konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999.

 

Advertisement

Diplomati amerikan shërbeu  ne vende te ndryshme si dhe ka qenë ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit