
Vrasësi i 14-vjeçares Vanja Gorcevka nga Shkupi, Ljupço Palevski është vënë në prangat e policisë pas një jave në arrati.
Lajmin e bëri të ditur ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
OLIVER SPASOVSKI
MINISTËR I BRENDSHËM i RMV
“Jemi njoftuar nga kolegët turk se planifikuesi, organizatori kryesor dhe ekzekutuesi i drejtpërdrejtë i vrasjes së Vanja Gjorcevska dhe Pançe Zhezovskit është kapur dhe është vënë në pranga në territorin e tyre”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ministri, i cili në konferencën për media shfaqi edhe fotografi të Palevskit të bëra nga autoritetet turke, bëri të ditur edhe itinerarin që vrasësi ndoqi për tu arratisur nga Maqedonia e Veriut, tre ditë pas ngjarjes.
“Ai u dërgua me makinë në Serbi, nga ku ka udhëtuar përmes Bullgarisë në Turqi, ku dhe është kapur nga autoritetet turke në qytetin Balıkesir, duke ecur në këmbë përgjatë autostradës”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ministri Spasovski bëri të ditur gjithashtu se pas arrestimit, ka nisur menjëherë procedura e ekstradimit për të dyshuarin.
Ljupco Palevski, kryetar i një partie të vogël dhe personazh mediatik në Shkup, së bashku me 4 persona të tjerë rrëmbeu nga banesa 14 -vjeçaren Vanja Gjorcevska dhe më pas e vrau atë. Në të njëjtën ditë, Palevski vrau edhe një 74-vjeçar të cilit i mori automjetin për të kryer më pas rrëmbimin.
Mes personave të dyshuar për ekzekutimin e së miturës është edhe babai i saj, i cili gjithashtu është vendosur në pranga. Ky i fundit duket se nuk është penduar për krimin tronditës.
Siç bëhet e ditur nga autoritetet maqedonase, vajza u mor peng për t’i vënë gjobë nënës së saj, e cila kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga shitja e një banese. /vizionplus.tv