Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rënë në Kosovë ku tre persona u vranë nga një sulm me armë zjarri kundrejt një autobusi me nxënës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë. Ai i bën thirrje organeve të rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i dërgojnë para drejtësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkruan Osmani.