Vrasja e dyfishtë për pronat në Kumanovë, reagon policia

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbardhur detaje nga ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar vrau me armë motrën e tij 63-vjeçe dhe djalin e saj 38-vjeç si dhe plagosi nipin tjetër.

Sipas policisë për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R 63-vjeç, dhe djemve të saj Zh.R 36-vjeç dhe T.R 38-vjeç.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia.

Njoftimi:   

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”