minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vrasja e Liridonës/ Përfundon seanca gjyqësore ndaj të bashkëshortit dhe dy të tjerëve

0
Vrasja e Liridonës/ Përfundon seanca gjyqësore ndaj të bashkëshortit dhe dy të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka zhvilluar të dielën një seancë ndaj tre personave që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Murselit, më 29 nëntor, në kryeqytetin e Kosovës.

 

Në mesin e të dyshuarve është burri i saj, i identifikuar nga mediat lokale në Kosovë si Naim Murseli.

 

Advertisement

I arrestuar është edhe Granit Plavataj, i identifikuar nga Policia e Kosovës si dorasi, dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Seanca ka nisur në orën 9:30, dhe ka qenë e mbyllur për mediat.

 

Advertisement

Ende nuk dihet masa që pritet të përcaktohet ndaj të dyshuarve, raportojnë mediat.

 

Afër gjykatës janë parë familjarë të Liridonës, por ata nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancën e parë.

 

Advertisement

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka thënë se është njoftuar që duhet të bëjë kërkesë për të marrë pjesë në seancat e radhës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit