
Një sherr mes të rinjve ka dëgjeneruar në vdekjen e një 30-vjecari dhe plagosjen më pas të autorit nga forcat e rendit.
Krimi I rëndë ndodhi pas mesnatë në rrugën “Rexhep Bislimi” tek një dyqan I madh në Ferizaj.
Burime nga mediat e Kosovës bëjnë me dije se i riu me iniciale G.H. është qëlluar nga 30-vjeçari me inicialet Q. J.
Pasi ekzekutoi 30-vjeçarin, autori i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendngjarja por është përballur me disa efektivë civilë që u ndodhën rastësisht aty.
Pasi policët kanë vënë re të riun me armën e zjarrit në dorë i kanë bërë thirrje të ndalojë, por 30-vjeçari nuk iu është bindur urdhrit.
Madje, ai në një moment i ka drejtuar armën efektivëve dhe një prej policëve për tu vetëmbrojtur ka qëlluar drejt tij.
Autori I dyshuar i vrasjes ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e rendit sekuestruan në vendin e ngjarjes dy pistoleta dhe shtatë gëzhoja por nuk dhanë një koment paraprak mbi arsyet e këtij krimi.