Vritet shoferi i autobusit dhe dy nxënës në Kosovë/ Haradinaj: Trishtim, të kapet sa më shpejt autori!

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan, ku mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës.

 

Haradinaj shprehet se u trishtua nga lajmi ndërsa apelon organet ligjzbatuese të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi kriminal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.“-shkruan Haradinaj.