Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit serb me anë të një fjalimi pas bisedimeve Beograd-Prishtinë, të cilat u mbajtën në Bruksel.

 

Vuçiç tha se kryeministri Kurti kishte shkuar në Bruksel për të diskutuar për një marrëveshje me gjashtë pika për normalizimin e raporteve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Prishtina erdhi me idenë e diskutimit të një marrëveshjeje të përgjithshme prej gjashtë pikash, si njohjen reciproke, hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, zgjidhjen e problemeve nga e kaluara, zgjidhjen e problemeve të personave të zhdukur dhe kthimin e artefakteve që pretendohet se janë vjedhur nga Serbia. Kurti kërkonte kompensim nga lufta, bashkëpunimi në të ardhmen, të njëjtat marrëdhënie dhe të drejta të serbëve në Kosovë e Metohi si dhe shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më tej Vuçiç tha se Prishtina është e vendosur të dëbojë serbët nga veriu dhe shfuqizimin e shtetit serb në Kosovë.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PRESIDENTI I SERBISË

 

Mesazhi kryesor për serbët në Kosovë është se çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga masakrat. Beogradi propozoi targa KS që janë status neutrale, por Kurti tha se të gjithë duhet të kenë targa RKS. Çështja është se çfarëdo që ne pranojmë, ata refuzojnë. Ata janë të vendosur që serbët t’i dëbojnë nga Kosova dhe shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb, ata refuzuan të gjitha propozimet tona për kompromis.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vuçiç tha se situata është shumë e vështirë, por se ai po punon me shpejtësi që të gjendet një zgjidhje brenda 10 ditësh.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ne do të kërkojmë me dëshpërim për një kompromis në 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t’ia dalim.

 

Afati i fundit për dokumentat dhe target për serbët e Kosovës është më 1 shtator dhe kryeministri Kurti deklaroi se ky afat nuk do të shtyhet më.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";