
Nga nesër, 10 mars, Serbia do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se kjo masë erdhi pasi gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e konsiderueshme e eksporteve. Kreu i shtetit gjithashtu ka bërë të ditur se për 30 ditët e ardhshme nuk do të rritet çmimi i naftës.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
Advertisement“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë. Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë, të konvertuar në rreth 1.5 euro, për të paktën një muaj. Për të gjitha produktet e tjera do të ketë rritje minimale”
Ndërkohë nga ana tjetër, Kosova ka paralajmëruar rritjen e çmimeve në pothuajse çdo sektor. Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë janë shkaqet që kane çuar në shtrenjtimin e produkteve.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Kujtojmë se Rusia është një prej eksportuesve ma të mëdha të gazit dhe naftës në Evropë. Energjia që mundëson prodhimin dhe nafta për transport janë fillimi dhe fundi i zinxhirit. E di edhe kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo s’është shkaktuar nga ne, po na prek edhe neve”
Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kurti është shprehur se rritja e pashmangshme e çmimeve është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë.