minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç: Brukseli luan me Ballkanin/ “Samiti e kishte mendjen vetëm tek statusi kandidat për Ukrainën”   

0
Vuçiç: Brukseli luan me Ballkanin/ “Samiti e kishte mendjen vetëm tek statusi kandidat për Ukrainën”   

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel kishte në fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe jo zgjerimin e Ballkanit perëndimor.

 

Këtë konstatim e bëri presidenti Aleksandër Vuçiç në një konferencë për shtyp, i cili nënvizoi se duke parë “lojërat” e bllokut nisma e “Ballkani të hapur”  bëhet edhe më e fortë.

 

Advertisement

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Jemi ngopur me lojërat e bashkimit evropian . Për këtë arsye “Ballkani i Hapur” është shumë i rëndësishëm dhe prandaj  unë e promovoj atë me kaq pasion. Unë i mbështeta vëllezërit dhe miqtë tanë, të cilët kishin pritshmëri të mëdha, por nuk u plotësuan. E kam fjalën në radhë të parë për maqedonasit, të cilët prisnin miratimin nga Parlamenti bullgar.  Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet, dhe Shqipëria për tetë vjet, dhe të dyja nuk morën një datë për anëtarësimin në BE. Në Samitin e Brukselit, Ballkani Perëndimor nuk ishte një temë thelbësore, por tema kryesore ishte Ukraina.”

Advertisement

 

Në lidhje me refuzimin e Serbisë për të vendosur  sanksione ndëshkuese ndaj Moskës, Vuçiç tha se Beogradi po përballet me presione të mëdha.

 

ALEKSANDER VUCIC

Advertisement

PRESIDENTI SERBISË

 

“Pozicioni i Serbisë është shumë i vështirë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, sepse BE-ja ka zgjedhur anën në konfliktin rusi – ukrainë. Shumica e vendeve janë në luftë me Rusinë  duke dërguar sasi të mëdha armësh në Ukrainë.Nuk ishte e lehtë të degjoje krerë të shumtë shtetesh se Serbia duhet të harmonizohet me masat kufizuese kundër Rusisë.”

 

Advertisement

Por edhe pati kritika të shkumat për unionin, Vuçiç sqaroi se Bashkimi Europian se është e vetmja alternativë për Serbinë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit