Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk është në pyetje për shtetin serb. Këtë deklaratë, Vuçiç e bëri gjatë konferencës së përbashkët me presidentet e KE, Ursula Von Der Leyen.

 

 “Dhe këtë e kam thënë pafundësisht dhe nuk është e vështirë për mua dhe nuk më vjen turp, jam krenar që e them para presidentes së KE-së. Ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t’i përmbushim ato”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, presidenti serb deklaroi se po shqyrtohet drafti i propozuar për asociacion, por nuk dha detaje. Ai tha se për momentin dy pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE-së janë sanksionet ndaj Rusisë dhe marrëdhënia me Prishtinën.

 

Nga ana tjetër, presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, kërkoi angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";