minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç: Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj

0
Vuçiç: Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Sipas një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq i bëri këto deklarata gjatë takimit në Beograd me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

 

Advertisement

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiq.

 

Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.

 

Advertisement

Vizita e dy zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd u realizua pas rritjes së tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë, që ende po vazhdojnë në veri të Kosovës.

 

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

 

Advertisement

Para se të vizitonte Beogradin, Escobar u tha gazetarëve në Prishtinë se raportet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë, por “disa ka disa sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti]”.

 

Sipas tij, rruga përpara që do të çonte në uljen e menjëhershme të tensioneve do të ishte që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të mos punonin nga ndërtesat komunale, të organizoheshin zgjedhjet e reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti.

 

Advertisement

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Escobar tha se “nëse e ktheni prapa këtë marrëveshje, ktheheni vetë, duke marrë përsipër të gjitha pasojat që vijnë me këtë veprim”.

 

“Shpresojmë që të mos arrijmë te kjo, sepse përfitimet [nga zbatimi i Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit]janë shumë të mëdha”, tha Escobar.

 

Advertisement

Ndërkaq, Lajçak, pas takimeve me partitë shqiptare në opozitë dhe Listën Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – tha se ata u informuan për “pasojat e krizës aktuale dhe dëmin e reputacionit të Kosovës”.

 

Ai po ashtu tha se asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e serbëve.

 

Advertisement

Situata e sigurisë në veri të Kosovës është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

 

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

 

Advertisement

Protestat që vazhdojnë në veri, kanë kulmuar në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në Zveçan, më 29 maj.

 

Me gjithë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për të tërhequr policinë dhe kryetarët shqiptarë nga komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, nuk ka marrë ndonjë hap në atë drejtim./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit