Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmërua se vendin e tij e presin ditë të vështira.

Ai ka theksuar se nuk është aspak e lehtë që t’ju sqarojë qytetarëve informacionet që ka marrë, ndërsa pretendon se një kërcënim i drejtpërdrejtë ka ardhur ndaj interesave kombëtare të Serbisë.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se shumë shpejt do të publikojë të dhënat që ka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në ditët në vijim do ta informoj popullin për të gjitha sfidat që na presin. Do të jetë e vështirë. Por ne do të luftojmë. Serbia fiton”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka pritur sot edhe ambasadorët e Quintit, ndërsa nuk dihet se cila ishte arsyeja e këtij takimi.