Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se prej datës 3 qershor, të gjithë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës do të mund të vaksinohen falas kundër koronavirusit në territorin e Serbisë.

“Ata do të mund të vaksinohen plotësisht falas dhe të marrin certifikatën, sikurse qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç pas takimit me një delegacion të Republikës Sërpska në Beograd.

Ai tha se qytetarët e Bosnjës do të mund të vaksinohen në cilindo qytet të Serbisë.

Vuçiç tha se ka pritur vaksinim më të madh të qytetarëve të Serbisë, porse edhe norma aktuale është e kënaqshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Bosnje e Hercegovinë, mbi 91,000 qytetarë janë vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa mbi 31,000 i kanë marrë të dyja dozat.

Qeveria e Serbisë i ka dhuruar Sarajevës 20,000 doza, ndërsa donacione ka dërguar edhe në Republikën Sërpska.

Serbia i ka dhuruar vaksina edhe Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";