
Gjatë një ceremonie për promovimin e oficerëve të policisë, presidenti serb Aleksandër Vucic ka dërguar një mesazh për qeverinë e Kosovës.
Në fjalimin e tij ai është shprehur se territorin e shtetit të tij nuk ja jep askujt duke përfshirë këtu edhe Kosovën.
“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjesë tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tone.
Ndër të tjera Vucic foli dhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ,duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.
Mbi këtë temë ka folur dje dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili u shpreh se e sheh me shqetësim që Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia apo Kina.