
Pas kerkeses se qeverise serbe ku kerkohej shperndarja e parlamentit president i Serbisë, Aleksander Vucic i ka hapur rruge formalisht zgjedhjeve te parakohshme.
Ai caktoi daten 17 dhjetor per zhvillimin e tyre.
Bashke me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do te kete edhe zgjedhje lokale ne nje pjese te komunave, konkretisht ne 60 komuna, duke perfshire edhe kryeqytetin Beogradin.
ALEKSANDER VUCIC
Bazuar në propozimin e arsyetuar të Qeverise me 30 tetor 2023 nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbise. Jam i bindur se po konsolidojmë demokracinë dhe po ofrojmë një rrugë të sigurt drejt së ardhmes për fëmijët tanë. Rroftë Serbia, le të kemi zgjedhje të lumtura.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.
Paralajmërimi i zgjedhjeve të reja, ndodhi në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Tensionet pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator, ku mbeti i vdekur edhe efektivi i policise Afrim Bunjaku.