
Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk do të ishte një vendim i mirë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , ben te ditur Vizion Plus, tha se është kundër bashkimin kombëtar të shqiptarëve pasi sipas tij e ardhmja e përbashkët e të gjitha vendeve në rajon është në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi I Shqipërisë dhe Kosovës nuk është e ardhmja që ata kërkojnë, as qytetarët e Kosovës, as qytetarët e Shqipërisë, as i gjithë rajonit, sepse,e ardhmja jonë është në BE. Serbia, Kosova dhe vendet e tjera kanë shumë sfida , por përmes dialogut, përmes diplomacisë dhe miqësisë, mund të gjenden zgjidhje.”
Advertisement
Zaev ka vlerësuar edhe rendesinë e “Mini-Shengenin” duke e quajtur një mundësi ku mund të përfitoje cdo vend i ballkanit.
“Nese ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do të respektojë më shumë shtetet e Ballkanit. Shkupi po krijon marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçic duke promovuar të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve.Në fakt unë pres se edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ti bashkohet liderëve në bisedimet për të mirë të të gjithëve”
Advertisement
Ideja e bashkimit kombetar është artikuluar fort edhe gjate fushates për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosove.