Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Prishtina është bërë një problem për kontinentin evropian dhe se projekti perëndimor “Kosova” ka dështuar.

 

Në një intervistë për gazetën “Kurir”, ajo e cilësoi Kosovën një “vrimë të zezë në Evropë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më kujtohet se si 10 vjet më parë CNN njoftoi se ‘Kosova është një vend i mundësive’. Dhe tani Kosova nuk është shtet dhe nuk ka mundësi. Përkundrazi, në këtë periudhë, Kosova është kthyer në një problem në kontinenti evropian…Sa i përket situatës aktuale në Kosovë, ajo është një ‘vrimë e zezë’ në Evropë, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni lulëzojnë, ku ndodhen qelitë e rekrutimit terrorist dhe ekstremist, ku nxitet atmosfera e urrejtjes.”

 

Ajo komentoi edhe qeverinë e re të Kosovës, të cilën e quajti “ekstremistë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin evropian. Këtu janë rezultatet e agresionit të NATO-s dhe politikës perëndimore. Projekti perëndimor “Kosova” ka dështuar. Pavarësisht nga shuma e madhe e parave të derdhura në të, si media ashtu edhe aspektin politik, ajo ka dështuar plotësisht.”