
Ende nuk raportohen për dëme materiale nga tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës rihter që goditi pak minuta më parë Larisën. Kështu raportojnë mediat greke.
Tre minuta pas goditjes së parë, Greqia u godit nga një paslëkundje me magnitudë 4.6.
Kryebashkiaku Nikos Gatsas deklaroi se autoritetet po përpiqen të kontrollojmë të gjithë situatën.
“Të gjjithë jemi të tmerruar dhe të panikosur. Deri tani nuk ka ndonjë shqetësim të madh. Tërmeti zgjati të paktën 15 sekonda. Do kontrollohen të gjitha banesat, për të konstatuar nëse ekziston ndonjë rrezik. Deri më tani nuk kemi raporte për dëme materiale.”
Advertisement
Njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe u mblodhën në sheshe, ndërsa shkollat ndaluan menjëherë procesin mësimor.
Advertisement