Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Osmani nënvizoi se tashmë me këtë vendim i takon KQZ-së që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.”

Ndër të tjera, ajo shpreson që procesi zgjedhor të shërbejë për avancimin e mëtejshëm të demokracisë në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";