Zgjidhja për targat/ Sot mbahet në Bruksel, takimi i parë Kosovë-Serbi

Ditën e sotme pritet të takohet grupi teknike nga Kosova dhe Serbia në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.

Grupi i punues synon të gjejë një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë. Para takimit, drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues.

“Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues, i cili është i nevojshëm për të arritur te një propozim për zgjidhjen që më vonë duhet të miratohet në nivelin e lartë”, ka thënë Petkoviç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";