Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vizitoi Podgoricën ku u takua me kryeministrin Dritan Abazoviç, në ditën e tij të parë të punës në krye të ekzekutivit të ri.
Zyrtarja e lartë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në Mal të Zi si dhe luftën kundër korrupsionit.
KAREN DONFRIED
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";NDIHMES SEKRETARE E SHTETIT, SHBA
“Ndërsa qeveria e re fillon mandatin e saj, Shtetet e Bashkuara presin që të gjithë deputetët malazezë të marrin pjesë plotësisht në punën e parlamentit, me qëllim zgjidhjen e çështjeve urgjente, duke përfshirë përmirësimin e situatës ekonomike dhe luftimin e korrupsionit”.
Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit zhvilloi edhe një takim me kryetaren e parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, duke shprehur besimin se ajo do të veprojë me sukses për të arritur një konsensus dhe për të forcuar rëndësinë e legjislativit.
Gjatë turit të saj pesëditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndihmës sekretarja Donfried e shoqëruar nga i dërguari i presidentit Biden në rajon, përforcoi edhe njëherë mesazhin se angazhimi i Uashingtonit në luftën kundër korrupsionit është i palëkundur.
Zyrtarët e lartë amerikanë gjithashtu nënvizuan se rajoni i përket Bashkimit Evropian dhe progresi me reformat demokratike mbetet thelbësor.