minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

12 vjeç magjepsi Klopin, 18 sfidon Guardiolën: Ansgar Knauf, talenti i fundit i Borusias

0

Borusia Dortmund surprizoi në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, teksa në fushën e Mançester Sitit u paraqit pa Sançon dhe me Hazard, Reinan dhe Brandt në stol. Në skemën 4-3-3 të trajnerit Terziç, pranë Haland dhe Rojs, ishte një lojtar i datëlindjes 2002, Ansgar Knauf. Ai luajti për herë të parë nga minuta e parë në një ndeshje të komplikuar dhe shumë të rëndëssihme.

Edhe pse i datëlindjes 2002, Knauf nuk ishte më i riu në fushë për Dortmundin. Belingam, edhe ai titullar, ka lindur në 2003-shin. Atyre u shtohen Haland i 2000-shit dhe Mateu Jaume Morei Bauza që në mars mbushi 21 vjeç. Borusia Dortmund është një klub me një filozofi, ku të rinjtë kanë gjithmonë hapësirë. Nëse nga pikëpamja anagrafike aktivizimi i Knauf nuk duhet të befasojë, edhe teknikisht djaloshi konsiderohet një talent i futbollit gjerman.

Për 8 vjet Knauf, i rritur vetëm me të ëmën, ka qëndruar në klubin e qytetit të lindjes. Markus Shmidt-Lehmkuhl, përgjegjës i sektorit të të rinjve të Göttingen, e evidentoi atë te drejtuesit e klubit, duke shkruar se bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm. Që i ri ai ka impresionuar për inteligjencën taktike, që me sa duket e ka të lindur. Edhe pse është një lojtar krahu, Knauf sakrifikohet gjithmonë për skuadrën, duke dhënë një ndihmë të madhe edhe në fazën mbrojtëse.

Është një i djathtë natyral, por luan edhe në të majtë. Pëlqen të kalojë kundërshtarin dhe shpesh e bën falë shpejtësisë. Në 2014-ën, kur ishte vetëm 12 vjeç, ra në sy në “Opel Family Cup”, ku trajenri Jurgen Klop i dha çmimin e lojtarit më të mirë të turneut. Atë ditë trajneri gjerman, që drejtonte Borusian, e ftoi për një provë në skuadrën e tij. Knauf shkoi më parë në Hanover, më pas kaloi në Dortmund në 2015-ën.

Advertisement

Verën e kaluar ai u grumbullua me skuadrën e parë në fazën përgatitore. Në nëntor firmosi kontratën e parë si profesionist, ndërsa më 20 mars, në javën e 26-të të Bundesligës, debutoi në nivelin më të lartë të futbollit gjerman. U fut në fushë 10 minuta para fundit, Këlni ishte në avantazh 2-1 dhe shërbeu Haland për golin e barazimit 2-2. Në mesjavë debutoi si titullar.

“Si gjithmonë, kur zgjedhim formacionin, bazohemi tek ajo çfarë kemi parë në stërvitje, – u shpreh trajneri Terziç. – Knauf po bind, ai duhet të tregojë kualitetin dhe shpejtësinë e tij”. Vendimi për ta hedhur në fushë ndaj Mançester Sitit, duke e preferuar para lojtarëve si Hazard, Reina dhe Brandt është vërtet një surprizë, por jo nëse kemi parasysh kontekstin. Në Dortmund talentet luajnë gjithmonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university