minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Abazi: Boavista po monitoron dy futbollistë shqiptarë, na bllokoi pandemia

0

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Eduard Abazi tregon të panjohurat e karrierës në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në Ora News moderuar nga Altin Sulçe.

Ai foli për transferimin e bujshëm në fillim të viteve ’90 në Kroaci tek Hajduku i Splitit dhe rrugëtimin e karrierës së tij të përbërë nga shumë stacione.

“Jam sportisti i parë shqiptar që kam dalë me dokumenta të rregullta në kontratë. Ne nga sistemi i mbyllur në atë kohë kishim dhe pasigurinë tonë nëse do ti përshtatemi kualitetit në botën e jashtme.Megjithëse ne kemi pasur sportistë me shumë kualitet dhe me kurajo, qoftë edhe me ndihmën e Kozmikut, një nga talentët e futbollit kosovar dhe futbollit kroat, unë arrita të luaja me ekipin më të madh të Ballkanit që është Hajduku i Splitit”.

Aktualisht Abazi është shefi i zbuluesve të talenteve tek Boavista. Ai zbuloi se futbollisti Alesio Caushaj do të vijë në provë,ndërsa Jurgen Sulaj është një talent premtues që luan me U 23 e Boavistës.

Advertisement

“Kam një ftesë për një djalë që është në Shqipëri që ka katër herë nga pandemia nuk vjen dot në Portugali. Alesio Caushaj që në këtë moment po bën një ndryshim rrënjësor nga mentaliteti, edukata sportive që është në Shqipëri.Janë akoma me U23 dhe U19, nuk është e lehtë të vish nga Shqipëria në Portugali.”

E pabesueshme, por ai ka 28 vite pa ardhur në Shqipëri duke pranuar se ka mall.

Abazi foli edhe për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon dhe Rudi Völler.

“Kam ndenjur me lojtarë të cilët kanë luajtur në vende të mëdha të botës. Ashtu siç takohem me Cristiano Ronaldon dhe shumë të tjerë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova