
Kosovare Asllani ka realizuar golin e vetëm të Real Madridit në humbjen që e pësoi sot në derbin spanjoll ndaj Barcelonës.
Reali u mposht 3:1 në shtëpi në “El Clasico”, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Primera Divisionit në konkurrencë të femrave.
Asllani realizoi golin në minutën e 52-të. Barcelona të tre golat i realizoi në pjesën e parë….
Advertisement