
Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian.
“The Athletic” shkruan të hënën se Aubameyang ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave që nuk janë nga Evropa për arsye se nuk dëshiron që karrierën ta vazhdojë në ndonjë kontinent tjetër. Ai nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe klubi nga Londra tashmë e ka nxjerrë në shitje…