
Xavi Hernandez e ka nisur me fitore të vështirë epokën e tij si trajner te Barcelona. Barça fitoi derbin katalunas kundër Espanyolit me rezultat 1:0 në “Camp Nou”.
Goli nga penalltia i Memphis Depayt në të 48-n ishte vendimtar për këtë takim.
Barcelona tubon 20 pikë në vendin e gjashtë, tetë më pak se liderja Sevilla. Espanyoli është i 11-ti me 17 pikë.
Advertisement